Thursday, June 2, 2016

DIY/BTV: SI TE KRIJOJME LULE PREJ LETRE?

Pervec luleve te gjalla (freskta) ne mund te krijojme edhe lule prej letre. Zakonisht lulet prej letre perdoren per dekor, per festivale te ndryshme per lulet por ndonjehere ndodh se disa njerez jane alergjik ndaj luleve por i preferojne ato, kjo eshte zgjidhja me e mire: lule prej letre.
Gjithcka qe duhet eshte:
-Letra me ngjyra
-Vizore
-Laps
-Gershere
-Ngjites

                          

Wednesday, June 1, 2016

LULJA ME E MADHE NE BOTE

Raflessia arnoldii eshte emri i saj shkencor me te cilin njihet.Vetem lulja e saj arrin nje peshe prej 10 kilogramesh dhe nje diameter rreth 1 meter.Trashesia e petalit te lules arrin ne 2,5 centimeter.Kjo lule rritet ne pyjet e Indonezise dhe Sumatres.Eshte nje nga lulet me te rralla e te vecanta ne bote sepse lulet e saj duan disa muaj qe te zhvillohen dhe lulezojne vetem per disa dite.Kjo lule ka mare titullin e lules simbol kombetar ne Indonezi.



10 LULET ME TE RRALLA NE BOTE

Të klasifikosh 10 lulet më të rralla në botë, s'është aspak e lehtë sidomos kur mendon faktin që sipas shkencëtarëve ekzistojnë më shumë se 270 000 lloje lulesh (ku nuk përfshihen 10-15% e luleve të paklasifikuara në vende të humbura dhe të pa eksploruara të botës). Ndër lulet më të rralla, këtu nuk janë përmendur vetëm 10 të parat, por edhe që kanë padyshim historitë më ineteresante.


10. Silene Tomentosa
Gjindet vetëm në Gjibraltar dhe rreth viteve 1992 mendohej nga shkencëtarët se nuk ekzistonte më, sepse të gjitha gjurmët e kësaj bime ishin shuar krejtësisht. Por në vitin 1994, u gjend nga një alpinist një filiz e kësaj bime në shkëmbinjtë e lartë të Gjibraltarit. Bima u shumëfishua në "Millenium Seed Bank" dhe fidanët u kultivuan më pas në "Royal Botanic Gardens" në Londër. Meqënëse kjo bimë ishte varur vetmitare në shkëmbijtë e lartë të Gjibraltarit, në pritje për ta gjetur dikush, po e rendisim të 10-ën.


9. Stronyldon Macrobotrys
Kjo lule është e njohur për nuancat e saj spektakolare blu në jeshile, formën e veçantë të luleve të cilat formojnë një tufë e cila rëndon poshtë. Lulja polenizohet nga pistila varur kokëposhtë në mënyrë që të mund të marrin nektarin. Këto bimë është vështirë të gjinden në natyrë dhe besohet se janë të kërcënuara seriozisht nga shpyllëzimi i mjedisit të tyre natyror në Filipine. Falë bukurisë së saj për botanistët ajo renditet e 9-ta.


8. Lotus Berthelotti
E klasifikuar si jashtëzakonisht e rrallë që në vitin 1884, kjo bimë besohet të jetë zhdukur plotësisht në natyrë dhe në mjedisin e saj natyror edhe pse disa mendojnë se mund të gjindet ende. Bima është me origjinë nga ishujt e Spanjës dhe poleni i saj shpërndahej nga një lloj rrace zogjsh që është shuar prej kohësh. Janë bërë eksperimente për të parë nëse mund të gjindeshin shpërndarës të tjerë të polenit të kësaj bime, por asnjëri prej këtyre eksperimenteve nuk ka rezultuar i suksesshëm. Me të gjitha përpjekjet dhe investimet e bëra për ta rikthyer lulen në vendorigjinë, ajo renditet e 8-ta në listën e luleve më të rralla në botë.


7. Csomos Atrosanguineus
Mund t'ju ketë rastisur të shihni Orkidetë Çokollatë, por a e keni parë ndonjëherë këtë lule? Është një lule me origjinë nga Meksika dhe është zhdukur nga mjedisi i saj natyror prej më shumë se 100 vitesh. Megjithatë, kjo specie mund të mbijetojë e veçuar dhe klone jo-fertile janë krijuar në 1902-shin. Lulet janë në ngjyrë kafeje të errët dhe rriten me një diametër rreth 3-4 cm. Në verë lulja çliron një aromë vaniljeje (e njëjtë me atë të farave të vaniljes, disa lloje kafeje dhe kakaoje). Meqënëse është kaq e rrallë dhe pothuajse e ëmbël sa për t'u ngrënë, renditet e 7-ta.


6.Koki'o
Një tjetër lule e rrallë e cila vjen nga një pemë në Hauai. E zbuluar në vitin 1860, pema Koki'o ka rezultuar e vështirë për t'u shumuar dhe në 1950-ën është shpallur e zhdukur. Sidoqoftë, 20 vite më vonë u gjend një i mbijetuar i vetëm, por që u shkatërrua nga një zjarr në 1978-ën. Fatmirësisht, njëra nga degët u shpëtua dhe u shartua në 23 pemë të ndryshme në zona të ndryshme të Hauait. Pema rritet deri në 10-11 metra lartësi dhe një pemë e rritur çel me qindra lule të kuqe çdo vit.


5.Epiphyllum Ozypetalum
Kjo lule është e lehtë për t'u kultivuar, por arsyeja pse është e rrallë është sepse çel shumë rrallë. Gjindet në Sri Lanka dhe ka domethënie shpirtërore për Budistët. Kur çel lule, i çel ato gjatë natës të cilat vyshken në mënyrë misterioze para se të agojë. Sipas Budistëve, kur bima çel lule, Naga-t (tributë semi-mitike të Sri Lankës) zbresin nga vendbanimi i tyre në parajsë për t'i dhuruar këtë lule Budës. 
Bimët jan çuditshmërisht aromatike dhe çelin lule të bardha dhe të  brishta. 
Kjo bimë ka gjithashtu edhe një histori të pasur në Japoni ku emri i saj mund të përkthehet 
"Bukuri nën dritën e Hënës". Një lule kaq e turpshme për të çelur dhe për të cilën mendohet 
kaq shumë, renditet e 5-ta.


4.Epopigium Aphyllum
Jo vetëm e rrallë, por edhe mbresëlënëse, kjo bimë e cila presupozohej të ishte zhdukur prej 20 vitesh, është ridhfaqur vetëm kohëve të fundit. Bima është shumë e rrallë sepse është pothuajse e pamundur të shumohet. Nuk ka gjethe dhe nuk përdor fotosintezën për të prodhuar ushqimin e saj. Ajo ka nevojë për një kërpudhë të veçantë e cila vendoset tek struktura e rrënjës së saj duke i mundësuar ushqyerjen. Kjo bimë mund të jetojë nëntokë për vite të tëra dhe gjindet vetëm në pyjet e Kubës dhe një varietet i saj në Florida. Lulja çliron aroma të këndshme të cilat çelin gjatë Qershorit dhe Gushtit. Në Kubë ato rriten mbi qiparisa ku duken si fantazma që vërtiten rreth tyre, për këtë arsye kanë marrë edhe emrin Orkidetë fantazma. Farat e tyre mund të çelin vetëm nëse bien mbi një lloj myshku të posaçëm kjo është edhe arsyeja pse renditet i 4-ti në listë.


3.Cyprepedium Calcelous
Një orkide e egër në ngjyrë të verdhë dhe lejla, e gjetur dikur nëpër Evropë, tani rritet në Britani, por vetëm në një vend: në një fushë golfi. Që prej viti 1917 është mbajtur nën vëzhgimin e rreptë të policisë në mënyrë që ta mbronin nga njerëzit (dhe nga topat e golfit pa dyshim). Një fidan i vetëm mund të shitet për 5000$, gjë që nuk ka ndodhur, përderisa bima është shumë e vështirë për t'u shumuar.
Një tjetër varietet i kësaj bime (Cypripedium reginae) është po aq i vështirë për t'u shumuar sa edhe vetë Charles Darwin dështoi dhe s'mundi ta kultivonte me sukses. Farat e lules nuk mbartin ushqim për bimën që do të rritet dhe për këtë arsye ajo jeton falë një marrëdhënie simbiotike me një specie të rrallë kërpudhe e cila e ushqen atë. Në momentin që bima rritet mjaftueshëm, kërpudha shkëputet prej saj. Meqënëse bima është kaq e rrallë, me kaq temperament dhe kaq miqësore me kërpudhat, renditet e 3-ta.


2.Youtan Pulou
E zbuluar nga një fermer kinez me emrin Ding tek disa tuba çeliku e më vonë nga një infermiere kineze e cila e gjeti lulen poshtë lavatriçes. Misteriozja Youtan Poluo, nuk ka një emër shkencor dhe përbëhet nga 28 pjesëza, lule të vockla me një aromë të ëmbël të cilat mezi arrijnë 1mm madhësi. Kjo është një lule e cila është përmendur në mitologjinë Indiane në të cilën besohej se çelja e kësaj luleje simbolizon ardhjen e Mbretit Sage nga e ardhmja në botën e tashme. Në Sanskritishte emri i lules do të thotë "një lule e begatë nga parajsa". Lulja përmendet gjithashtu nga Budistët dhe sipas shkencëtarëve ajo mbin një herë në 3000 vjet (e si mund ta dinë këtë?). Meqënëse është një çudi më vete e rendisim në vendin e 2-të.


1.Amorpophallus Titanium 
Me prejardhje nga Sumatra, kjo bimë e rrallë dhe e mrekullueshme arrin deri në 1m e 80cm lartësi dhe 90 cm diametër. Kjo bimë gjindet në pyjet e Indonezisë dhe të lë përshtypjen e një bime të epokës së parahistorisë. Konsiderohet si lulja më e rrallë, më e madhe dhe më e rrezikuar në botë. E njohur gjithashtu me emrin Rafflesia, mbijetesa e saj varet nga një bimë kacavjerrëse me emrin Tetrastigma. Pa kërcell, pa gjethe dhe pa rrënjë ajo ka nevojë për kacavjerrësen që të ushqehet. Lëshon një erë mishi të prishur e cila shërben për të tërhequr insekte të ndryshëm për ta polenizuar. Lulja qëndron e çelur për rreth një javë. Për shëmbjen e stereotipit sesi një lule është ose duhet të jetë, ajo renditet pa dyshim e para në listën e bimëve më të rralla në botë.

10 LULET ME TE PREFFERUARA NE BOTE

10 LULET ME TE PREFFERUARA NE BOTE



10. Mbreti Protea (King Protea)


Lulja kombëtare e Afrikës së Jugut konsiderohet në mesin e luleve më të bukura në botë. Një është e sigurtë. Në cilindo aranzhim të jetë, ajo do të tërheq vëmendjen e madhe.


9. Lule kandili (ROCKY MOUNTAIN COLUMBINE)


Shenjë mbrojtëse e shtetit të Kolumbisë. Nga mesjeta kultivohet në Europë. Mund të ketë ngjyrë të bardhë, roze, të kuqe apo kaltërt.


8. Luledielli


Në mbarë botën besohet se kjo lule simbolizon fatin. Në Europë e kanë sjellur kolonizatorët.

7. Lule qershia (CHERRY BLOSSOM)


Edhe pse të gjithë e njohim, ajo është simbol i Japonisë.

6. Margarita afrikane (PINK WHIRLS)

Kjo bimë interesante çmohet për kombinimin interesant të ngjyrave, por, nuk vlerësohet shumë në mesin e njerëzve , andaj edhe nuk mund ta shihni shpesh në shitoret e luleve.

5.Lule kambana ( LILY OF THE VALLEY)

Lulëzon në pranverë dhe pëlqehet në mesin e të rinjve që martohen në këtë stinë. Gjatë është besuar se lulet në formë këmbane janë simbol i bukurisë femërore dhe virgjëritetit. Aroma e lules konsiderohet më tërheqësja në mesin e luleve.

4.Orkidea e egër ( WIDCAT ORCHID)

Çdo orkide është e bukur në mënyrën e vet. Kjo është e veçantë për shkak të ngjyrës.

3. Kala ( CALLA LILY)

Me siguri më elegantja në mesin e luleve. Rritet në Afrikën e Jugut ku nuk çmohet në veçanti, pasiqë mendohet se simbilozn lotin, andaj përdoret rëndomë gjatë ceremonive të varrimit.

2.Orkidea e bardhë (WHITE EGRET ORCHID)

Bëhet fjalë për llojin më të njohur të orkidesë që rritet në fushat e orizit në Japoni. Bëhet fjalë për llojin shumë të shtrenjtë të orkidesë.

1. Trëndafili (ROSE)

E vendosim në kreun e listës së luleve më të bukura. E kanë adhuruar me shekuj, andaj besohet se për shumë kohë dashuria ndaj saj nuk do të zbehet.

10 KOPSHTET E LULEVE ME TE BUKURA NE BOTE

10 KOPSHTET E LULEVE ME TE BUKURA NE BOTE

Lule shumëngjyrëshe dhe të renditura njëra pas tjetrës të japin idenë e një qilimi madhështor. Të jesh i rrethuar me mijëra lule të çelura me siguri që është një ndjenjë e mrekullueshme. Pamja dhe aroma pushtojnë çdo pjesë të shqisave. Më poshtë janë 10 nga fushat më spektakolare më lule ju duhet ti vizitoni njëherë në jetën tuaj.


1. Keukenhof Gardens (Kopshti i Europës) në Hollandë

Hollanda është një nga destinacionet më të famshme për lulet e bukura, sidomos tulipanët në kopshtet e vendosura në Lisse të Kreukenhof. 7 milionë lule të reja mbillen këtu çdo vit, duke ofruar shumëllojshmërinë më të madhe të ngjyrave në botë.

2. Parku Hitachi Seaside, Japoni

Ky vend i mrekullueshëm është plot me miliona lule që shtrihen mbi një sipërfaqe prej 190 hektarësh. Pa marrë parasysh se në çfarë kohë të vitit ju shkoni ta vizitoni këtë vend magjik, lulet janë gjithmonë në lulëzim.

3. Fushat me luledielli në Toskanë, Itali

Toskana shëndërrohet në një destinacion magjik gjatë verës, kur fushat me luledielli janë në kulmin e lulëzimit të tyre. Ju do të mahniteni mes rreshtave të luleve të verdha, fshatrave mesjetare dhe kodrinave të gjelbëruara.

4. Fushat me lule në Carlsbad, Kaliforni

Ky resort i popullarizuar bregdetar tërheq vizitorët me klimën e tij të këndshme mesdhetare dhe plazhet e bukura. Fushat e gjera me lulen Tecolote Ranunculus të çelura, janë të hapura për vizitorët që t’i shohin, të kënaqen me pamjen dhe aromën çdo ditë gjatë sezonit.

5. Festivali i luleve Fuji Shibazakura në Japoni

Shibazakura ose myshku i trëndafilit është një lule, që çel në ngjyrë rozë shumë të gjallë, të purpurtë ose në ngjyrë të bardhë. Kur lulet janë në kulmin e lulëzimit të tyre, njerëzit mbajnë një festival për ta festuar atë. Fushat e gjëra me ngjyrë rozë në sfond janë tiparet mahnitëse të festivalit.

6. Dubai Miracle Garden në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkretëtira nuk është vendi ku pret që të gjesh kopshtin më të madh të luleve në botë. Megjithatë, në Dubai gjendet Miracle Garden, kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh. Aty gjenden lule nga e gjithë bota. Sistemi i ujitjes është më moderni në botë, ai bën të mundur riciklimin e ujit, ndërsa shmang edhe avullimin e ujit.

7. Lugina Skagit, Uashington, SHBA

Mijëra vizitorë vijnë në luginë çdo pranverë në festivalin e tulipanëve. Kjo luginë e cila gjendet në shpatet e malit Baker, ka një peisazh piktoresk. Pasi fillon pranvera, lulet fillojnë të lulëzojnë për dy javë rresht. Mbi 100 lloje të ndryshme të tulipanëve lulëzojnë mbi 142 hektarë tokë.

8. Luoping, Kinë

Louping gjendet në provincën jugore të Kinës. Gjatë cdo pranverë këtu fushat shndërrohen në një det në ngjyrë ari dhe kjo falë Kanolës – e njohur si bimë eterovajore.

9. Festivali kanadez i Tulipanëve në Otava

Festivali më i madh i tulipanëve në Amerikën e Veriut zhvillohet çdo vit në muajin maj, duke treguar mbi 3 milion tulipanë në Qarkun e Kanadasë. Lule janë mbjellë nëpër të gjithë qytetin, por fusha më e madhe e tulipanëve është gjetur në Parkun Commissioners në periferi të liqenit Dow.

10. Fushat me livando në Provence, Francë

Është një nga rajonet më madhështore Europiane. Provence në Francë ka shumë bimë indigjene, fushat e gjëra me livando tërheqin mijëra vizitorë. Kur lulet janë në kulmin e lulëzimit të tyre, janë thjesht të magjishme.

15 LULET ME TE CUDTISHME

Ne bote mund te shohim gjera me te cuditshme por gjera edhe me te cuditshme mund te sjelle edhe natyra. Nëse nuk besoni, mjafton të shikoni florën dhe faunën që janë krijuar natyrshëm për miliona vjet në planetin tonë. Apo, ndoshta ekziston një shembull edhe më i thjeshtë për të përshkruar veçantinë e natyrës: lulet.
Si psh:

Keto jane 15 lulet me te cuditshme ne bote:

15. Fanari kinez-Physalis alkekengi
Fanari kinez është një lule që merr formën e një fanari ndriçues derisa është në proces të lulëzmit. Ndoshta, ky emër dhe nuk është gjithaq i përshtatshëm për këtë lule.

14. Lule kufoma-Amorphophallus titanium
Lule kufoma çelë vetëm një ose dy herë gjatë një dekade. Aroma që lëshon kjo lule është unikate dhe e padurueshme, sepse ngjason me mishin e kalbur.

13. Rosa fluturuese-Caleana major
Rosa fluturuese është një lule e familjes së orkideve – dhe duket mu ashtu siç dhe e sugjeron emri i saj.

12. Lule balonë-Platycodon
Kjo lule derisa është në proces të çeljes duket si balonë që fryhet. Pamja e saj, është vërtetë mahnitëse.

11. Lule laraska-Aquilegia
Dikush e përshkruan si lule të bukur, por ka dhe të tillë që u duket si lule e frikshme – me pamje laraske apo dhe merimange.

10. Lule papagalli-Impatiens psittacina
Kjo lule mund të gjendet vetëm në disa zona të veçanta në Tajlandë, Burma dhe Indi, ndërkaq pëlqehet nga botansitët për shkak të ngjasimit që ka me papagallin.

9. Aguliçja ‘Zebra blu’-Primula acaulis ‘Zebra Blue’
Zebra blu është një lule me pamje të çuditshme – një zebër në botën bimore. Dhe, duket se dhe emrin e ka të qëlluar.

8. Lulehëna-Ipomoea alba
Kjo lule është e bukur dhe nuk do shumë koment. Përkundër formës së çutishme që ka, ajo është thjeshtë magjepsëse.

7. Lule pasioni-Passiflora
Lule pasioni mund të gjendet në SHBA dhe në Azi. Kjo lule është shumë e bukur, andaj nuk është për t’u çuditur pse pëlqehen edhe nga kolibri.

6. Orkideja fantazmë-Dendrophylax lindenii
Nëse ekziston ndonjë lule që mund të na shkaktojë ankth me pamjen e saj, atëherë, ajo është orkideja fantazmë. Duket sikur të kishte dalë nga ndonjë film horror.

5. Hardhia e lodhur-Strongylodon macrobotrys
Lulja hardhia e lodhur duket si një tufë bananesh. Kjo lule rritet në Filipine, ndërsa me pamjen që ka do të mund të përdorej për ndonjë skenë horrori.

4. Pantoflat e zonjës-Cypripedioideae
Lulja Pantoflat e zonjës ka ngjyrë të verdhë/vjollce dhe duket sikur të ishte e dizajnuar për mbathje. Ndoshta, bebeve edhe mund t’u bie tamam.

3. Sqepi i papagallit-Lotus maculatus
Kjo lule ka një ngjyrë të ndezur portokalli, të kuqe dhe të verdhë. Përkundër pamjes kërcënuese, ajo nuk është fare e rrezikshme.

2. Tricyrtis hirta (Tricyrtis hirta)
Brendia e lulës Tricyrtis hirta duket sikur të ishte nga një planet tjetër. Megjithatë, mos harroni, lulet më të bukura janë lulet e rrezikshme.

1. Lule shahu (Fritillaria)
Fritillaria njihet edhe si lule shahu, sepse lulja e saj ngjanë me tabelën e shahut.